LAJME

Burri i Vjosa Osmanit tallet me VV’në: I’a heqë Mimozën dhe e barazon me LDK’në

Prindon Sadriu, burri i Vjosa Osmanit, është tallur me Vetëvendosjesn duke i barazuar deputet e kësaj partie me deputetet e LDK’së, shkruan Gazeta Metro.


Vetëvendosje dhe Alternativa e Mimoza Kusari-Lilas, arritën koalicion parazgjedhor dhe kështu kjo e fundit ishte pjesë e listës zgjedhore të VV’së.

Kusari-Lila, arritit që të dalë mjaft shumë e votuar dhe zuri një ulëse në Kuvendin e Kosovës në listën e VV’së.

E tash kur janë duke u bërë bisedimet për një marrëveshje koalicioni në mes LDK’së dhe VV’së, burri i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu ka goditur VV’në duke i’a hequr një deputet.

Ai në një postim në Facebook ka treguar se cila është përbërja e partive shqiptare në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës.

“Përbërja e partive shqiptare në legjislaturën e VII: LDK 28, VV 28, PDK 24, AAK 13, NISMA 4, AKR 2 , Alternativa 1”, ka shkruar ai.

Sadriu i ka hequr një deputet VV’së, e që është Mimoza Kusari-Lila, pasi e ka llogaritur atë si deputete të Alternativës.

Ai gjithashtu në këtë publikim e ka radhitur LDK’në si partinë e parë. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close