LAJME

Ermali mbanë premtimin, do t’i nisë shtëpinë familjes së viktimave të tërmetit nga Gjilani

Pas tërmetit të fuqishëm që ndodhi në zona të ndryshme të Shqipërisë, u shkaktuan mbi 50 viktima, qindra të vdekur e dëme të mëdha materiale, personazhe të njohura të ekranit, muzikës, artit e shumë të tjerë u mobilizuan për të ndihmuar të prekurit nga ky tërmet. 

Një nga ta ka qenë edhe këngëtari Ermal Fejzullahu, i cili së bashku me një mik të tij kanë dhuruar 100 mijë euro për tu dalë në ndihmë të prekurve nga ky tërmet, shkruan Indeksonline.

I kontaktuar nga Indeksonline, Ermal Fejzullahu ka bërë të ditur se me shumën e mbledhur, fillimisht do të ndërtohet shtëpia për familjen Abazi nga Gjilani, të cilët humbën 2 djemtë e tyre në Durrës pas shembjes së ndërteses ku ata po qëndronin.

Ermali gjithashtu potencoi se pas ndarjes së mjeteve për ndërtimin e kësaj shtëpie, mjetet tjera financiare do të dedikohen për të ndihmuar të prekurit e tjerë nëpër zonat e ndryshme në Shqipëri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close