LAJME

Sipas artdashësve përmendorja e Agim Ramadanit estetikisht nuk përshtatet me ambientin në qendër

Aktori i njohur gjilanas Avni Shkodra, ka komentuar vendosjen e përmendores së heroit Agim Ramadani në qendër të qytetit të Gjilanit.

Padyshim, heroi Agim Ramadani është një nga figurat më të mëdha të kombit shqiptar, por aktori Avni Shkodra ka dhënë mendimin e tij në aspektin profesional.

Sipas tij dhe shumë të tjerëve estetikisht përmendorja nuk përshtatet me ambientin në qendër të qytetit.

Ja shkrimi i tij i plotë;

Shpresoj që me përmendore jemi ngopë, që me iu dhanë hapësirë nevojave esenciale.
Përndryshe përmendorja e Agim Ramadanit, për shijen e shumë artdashësve, estetikisht nuk përshtatet me ambientin në qendër të qytetit.


Këto ishin fjalët më të buta që i zgjodha për këtë postim, meqë mllefi është më i madh, kur për këtë temë flitet në ambiente private.
Kisha propozu, me e kriju një më t’mirë, meqë biznesmeni që e paska sponsorizu, s’besoj që e kish pasë problem për financa.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close