LAJME

Mustafa flet për fondin e tërmetit: Luta për dallaveret e tij kriminale ka forcue lidhjet me hetuesit, prokurorët e gjyqtarët

Para pak ditësh, portali ynë ka publikuar komunikatën e PDK-së të vitit 2014, ku ky subjekt politik akuzoi hapur Lutfi Hazirin për fondin e tërmetit në vlerë prej 3 milion eurove.

Koha kur PDK e akuzonte Lutfi Hazirin për fondin e tërmetit, nga 3 milion euro ishin shpërndarë vetëm 1.25 milion

Me këtë çështje është marrë përsëri edhe ish Kryetari i Komunës së Gjilanit z. Qemajl Mustafa. Po ju sjellim shkrimin e tij të plotë me detaje për fondin e tërmetit të vitit 2002.

Qemajl Mustafa:

”Po, kjo që shkroi “Gjilani Sot” për keqpërdorimin e dyfishtë të fondit 3 milionësh nga Lutfi Haziri dhe vartësit e tij, është plotësisht e saktë. Unë, Qemajl Mustafa, jam dëshmitar i të gjithave.
Kuvendi i Kosovës, me në krye Nexhat Dacin pat marë vendim për ta ndihmue sanimin e dëmeve në Gjilan me financimin e shumës prej 3 milionë euro.
Keqpërdorimi i parë ka ndodhur, ashtu siç shkroi portali sepse nga kjo shumë 1.75 milionë u destinuan për investime në infrastrukturë si rrugë, ujësjellësa e kanalizime nëpër lokalitet, për të marë votë në zgjedhjet lokale të vjeshtës 2002.
Keqpërdorimi tjetër ka ndodhur sepse shuma prej 1.25 milionë euro është ndarë si material ndërtimor përmes një operatori ekonomik militant të LDK e që ishte “Agrohermes”. Materialet janë dhënë pa mbikqyrjen e komunës dhe jane keqpërdorur shumat e kategorive përfituese që kanë qenë 1000, 2000, 3000 dhe 4000 euro. Në vend se përfituesit me i dhënë po e zëmë 4000 euro vlerë të materialit shpesh u është dhënë vlerë më e vogël ose edhe para të gatshne sipas marrëveshjes me kryefamiljarin e dëmtuar.
Pasiqë opozita këto keqpërdorime i bëri publike dhe i qartësoi disa herë pa ndërprerë, pushteti i Lutfi Hazirit u alarmua dhe jetonte nën panik por, do ta shihni nga pasusi në vijim se si LDK i kishte lidhur të gjitha strukturat e hajnisë e korrupimit dhe ishte e kujdesëshme në preventivën për ta shpëtuar lëkurën e saj e të hajdutëve që i mbanin librezat e saj.
Unë vet, me sytë e mi, i kam pa gjyqtarët, prokurorët dhe avoketët e asaj kohe që për fat të keq ndonjërin ende e kemi sot në sistemin e drejtësisë duke dalur një buzëmbrëmje nga zyrat e kompanisë “Agrohermes” aty pranë xhamisë së vogël dhe stacionit të policisë.
Pra, vijmë te përfundimi se akademik Rexhep Qosja ka plotësisht të drejtē kur thot se kryehajnesha në Kosovë është LDK e cila heret manipuloi me atë fondin e mbijetesës prej 3%. Partitë tjera pastaj, siç thotë Qosja, shkollën e hajnisë e mësuan shkëlqyeshēm pikërisht nga LDK.
Shiheni çfarë bëjnë sot. Është e njëjta logjikë. Luta, për ta stopue fillimin dhe kurorëzimin e hetimeve për dolloveret e tij kriminale të vjetra e të reja është kujdesur që në nivelin lokal ta forcojë lidhjen në mes të Policisë hetuese, të prokurorisë e të gjykatës dhe vet qëndron në majë të saj. Ai është kujdesur që këtë lidhje ta mbajë edhe me qendrën në Prishtinë e cila po ia mban gjallë kryeprokurorin, kryegjykatësin dhe kryepolicin në Gjilan.
Asgjë e re në fakt nuk po ndodhë sot. Liga dhe lidhja e moçme prishëse e LDK me primesa të dukshme të logjikës komuniste brenda saj po vazhdon me e dhunue qytetarinë e Gjilanit dhe të Anamoravës si tërësi.
Deri kur? Derisa opozita të bashkohet, të kthjellet e të ngritet në këmbë për ti përzënë në shtëpi e në burgje keqbërësit tradicionalë të kësaj shoqërie të shumëvuajtur e të lodhur ndër shekuj.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close