LAJME

Koha kur PDK e akuzonte Lutfi Hazirin për fondin e tërmetit, nga 3 milion euro ishin shpërndarë vetëm 1.25 milion

Në Vitin 2014 PDK Dega në Gjilan nëpërmjet një konference për media kishte akuzuar Kryetarin e Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri për keqpërdorimin e fondeve të tërmetit të vitit 2002.

Akuzat e asaj kohe… “Të gjithë qytetarët e Gjilanit ende e kanë të freskët kohën kur qeverisja e Lutfi Hazirit, bëri keqpërdorime shumë të mëdha me këtë fond për dëmet e tërmetit. Ku nga 3 milion euro, vetëm 1.25 milion euro, iu janë shpërndanë ekonomive familjare për sanimin e pasojave të tërmetit, por edhe në këtë rast kryefamiljarët janë dëmtuar rëndë, duke mos marrur vlerën reale të kompensimit të dëmit nga kompania, e cila shumë familje në vend të materialit, iu ka dhënë para të gatshme në vlerë të përgjysmuar sa ka kushtuar realisht materiali që iu ka takuar atyre kryefamiljarëve. E më e keqja e tërë këtij procesi ka qenë se qeverisja e Lutfi Hazirit, nuk kishte caktuar fare organ mbikëqyrës për monitorimin dhe kontrollimin e mënyrës se si kompania përfituese (e shefave të LDK-së) po ua jep materialin në kualitet dhe sasi të përcaktuar.

Ndërsa 1.75 milion euro të tjerat po ashtu i keqpërdori Lutfi Haziri, duke ia ndërruar destinimin fondit të tërmetit pa asnjë vendim të Kuvendit Komunal, ku “kokë në veti”ai ato para i investoi dhe i keqpërdori në projekte të vogla infrastrukturore, për të përfituar sa më shumë vota për LDK-në në zgjedhjet komunale të cilat ishin mbajtur po në atë vit të 2002-tës. E ku rreth një mijë familje atëherë patën mbetur pa asnjë lloj ndihme materiale për shkak të kësaj qasje politike dhe të keqpërdorimeve të fondit të tërmetit prej tre milion euro.

Për keqpërdorimin e fondit të tërmetit, opozita e atëhershme e PDK-së ka bërë edhe padi në gjykatë, por e cila asnjëherë nuk ka rezultuar me akuzë ndaj ndokujt apo për shfajësim nëse do të kishte bazë juridike për këtë çështje. Ka dëshmitarë të shumtë të saj kohe, të cilët shihnin se si në lokalet e kompanisë së shefit të LDK-së, bashkë gjykatës, prokurorë dhe avokat të komunës, “kuvendonin” mënyrën për t’ia falur Lutfi Hazirit këto keqpërdorime tre milionëshe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close