LAJME
Për 28 Nëntor Granit Salihu bënë homazhe tek babai i tij – dëshmor, e kujton me krenari

28 Nëntori është padyshim festa më e madhe kombëtare. Festë e cila gërsheton sakrificën, lirinë e guximin shekullor të shqiptarëve.
Sot, padyshim familjet e dëshmorëve kujtojnë familjarët e tyre të rënë në altarin e lirisë.
Grahit Salihu, djaloshi nga Vitia, ka bërë homazhe tek varri i prindit të tij, heroi Skender Salihu, së bashku me pjestarë të Ushtrisë së Kosovës.
Dëshmorët do t’i kujtojmë në çdo moment. Gjaku i tyre ka mundësuar lirinë tonë të ëndërruar nga shumëkush para nesh për shumë vite. /gjilanisot/