LAJME

Herolinda Murati – Leka: Çfarë mësuam nga ky tërmet? Çka nëse ne do të ishim në vend të tyre?!

OPINIONI I FUNDIT NGA PhD. Can. Herolinda Murati – Leka:

Dita e sotme për të gjithë shqiptarët ishte shumë e gjatë!


Në ditë të tilla, përballë këtyre fatkeqësive natyrore, ndjehesh me të vërtetë i pafuqishëm. Ngjarje të tilla bëjnë që shumë gjëra që kishim prioritizuar më parë, të veniten. Është një zgjim në vetvete për të pyetur vehten se çfarë është më me rëndësi.
Me pikëllimin më të madh po ndjek procesin e kërkim shpëtimit të viktimave të mbetura nën gërmadha. Pikëllimi, frika, pafuqia e reagimit ndaj të mbinatyshmes shtohen sidomos kur je prind. Dridhjet që u ndjenë edhe tek ne në Kosovë na shtojnë edhe më shimë bashkëndjesinë, duke na vendosur pikëpyetje në kokë! Qka nëse ne do të ishim në vend të tyre?!


Nuk na mbetet tjetër, pos për viktimat t’i lutemi Zotit, e për familjet e mbijetuara të shtrijmë dorën e bamirësisë, të hapim zemrat e mbyllim facebook-at!

Çfarë mësuam nga ky tërmet?!


Kjo ditë e rëndë shpërfaqi shumë defekte të qeverisjes së Shqipërisë ndër vite.
Ndërtime pallatesh katastrofike, pa leje ndërtimi, pa plan urbanistik, në rajone ku ndërtimet ishin të ndaluara, me kate e mbi kate të tejkaluara larg çdo norme, me kualitet të dobët e punë joprofesionale, me mosrespektime të vendimeve të komisioneve profesionale mbi banueshmërinë apo jo të objekteve që pikërisht ndodhën të jenë të rrënuara nga ky tërmet.


Me jopërgaditje efikase financiare e materiale të trupave të reagimeve emergjente shqiptare, pa përmendur këtu resurset humane.
Me pasurinë që i ka fali Zoti, e t’i lësh njerëzit të jetojnë në aso pallate flet shumë për keqpërdorime të mëdha e qeverisje të dobët ndër vitesh në Shqipëri!


Dëgjoja me kujdesin më të madh prof.Emeritus Luljeta Bozo, shkencëtare në fushën e inxhinierisë,se si fliste për këtë tragjedi me kosto humane por edhe materiale, për këtë katrahurë inxhinierike në zonën e Durrësit. Shpjegonte me fakte shkencore se si do të minimizoheshin dëmet po të ishin respektuar rregullat inxhinierike të ndërtimit.


Shqiptarë, është koha të dëgjojmë zërin e ekspertëve e t’i japim piedestalin e udhëheqjes njerëzve të zotë e me integritet profesional, ekpertë të fushave të tyre, e jo të bëhemi viktima të politikanëve dosido me ego të pashtershme për pushtet e pa kurrëfar ndjenje përgjegjësie e empatie ndaj popullatës së tyre të varfër, e siq u pa sot me zemër të pasur!


Zemra dhe mendja janë tek ju!
Kaq!

PhD.can. Herolinda Murati-Leka

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close