LAJME

SHEMBET VILA NË DURRËS, BRENDA SAJ NDODHESHIN KATËR FËMIJË

Shembet vila me 7 anëtarë, brenda saj edhe 4 fëmijë. Një vilë e cila ishte në prag të shembjes pas tërmetit apolaptik është shembur tërësisht. Në banesë raportohet se ndodheshin 4 fëmijë me gjyshen, xhaxhain dhe gruan e tij.

Prindërit e fëmijëve nuk ndodheshin në banesë kur ra tërmeti, ata ndodhen në spital në gjendje shoku pasi panë banesën.
Në vilë nuk mund të hyhej për shkak se mund të shembej, ashtu edhe siç ndodhi.

Nga brenda banesës nuk kishte shenja jete, por shpresat ishin të mëdha. Pas shembjes totale të banesës shpresat janë venitur totalisht.

Një tërmet i fuqishëm 6.4 ballë ka goditur vendin, ndërsa 11 persona kanë humbur jetën. Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit të Durrësit dhe 32 kilometra nga Tirana, ndërkohë që dëmet më të mëdha janë shkaktuar në qytetin bregdetar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close