LAJME

Arianit Sllamniku ofron shtëpinë e tij për qytetarët e prekur nga tërmeti

Publicisti nga Gjilani Arianit Sllamniku ka ofruar shtëpinë e tij për qytetarët e prekur nga tërmeti në Shqipëri. Sllamniku në një postim në facebook, ka ofruar shtëpinë e tij shenjë solidariteti me shqiptarët nga Shqipëria, të cilët janë ballafaquar me një tërmet nga i cili deri tani janë raportuar 8 të vdekur, mbi 300 të lënduar dhe shumë të tjerë ende vazhdojnë tē mbeten nën gërmadha. Në mesin e të vdekurve ka edhe nga Kosova.

Postimi i plotë:

“PËR SHQIPËRINË
Deklarohem publikisht që e kam një shtëpi për 4 persona dhe kam mundësi një familje 4 anëtarëshe t’a strehoj dhe t’a mbaj me ushqime.
Ata që kanë nevojë ne të lajmërohen.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close