AKTUALITETLAJME

Spektakël: Dy muaj pas zgjedhjeve vijnë edhe 392 pako me fletëvotime nga diaspora

Janë bërë gati dy muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve në Kosovë dhe akoma nuk përfunduar certifikimi dhe rezultati i saktë i tyre, madje sot ka ndodhur një tjetër rast, vota të reja nga diaspora kanë ardhur në QNR, shkruan Gazeta Metro.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve kanë ardhur 392 pako me fletëvotime nga diaspora, gati dy muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve.

Këto vota tani po kërkohen të njihen nga Lëvizja Vetëvendosje, ani pse këto kanë ardhur dy muaj pas zgjedhjeve.

Indeksonline ka siguruar një ankesë të LVV të dorëzuar në PZAP, ku ka kërkuar të urdhërojë PZAP-in t’i numëroj këto vota, përkundër që kanë ardhur jashtë çdo afati të mundshëm ligjorë.

Kurse nga KQZ nuk janë deklaruar akoma dhe nuk kanë dhënë ndonjë detaj lidhje me këtë rast, kurse LVV ka bërë kërkesën tani./gazetametro.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close