AKTUALITETSPORT

“Skifterat” vijnë me një super pyro show në stadiumin e qytetit për 20 vjetor

Tifo grupi “Skifterat” po e shënojnë 20 vjetorin e themelimit, ndërkohë që tashmë ndodhen në natën finale të festës, raporton Gazetasheshi.com.

Aktivitetet e shumta do të përfundojnë me një koncert madhëshor në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petrit” me fillim nga ora 20:00.

Por, paraprakisht tifo grupi ‘kuqebardh’ është përkujdesur për një pyro show spektakolar në stadiumin e qytetit të Gjilanit.

Qindra mjete piroteknie ishin ndezur rreth e rreth fushës së blertë, ndërkohë që në mesin e fushës ishte krijuar numri 20, duke simbolizuar 20 vjetorin e themelimit.

Gazeta SHESHI mëson se pyro show do të ketë edhe gjatë mbrëmjes për ta ndriçuar gjithë qytetin.

Më poshtë keni pamje të cilat janë bërë vetëm disa minuta pas këtij spektakli:

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close