AKTUALITETLAJME

Ndahet nga jeta veterani i arsimit Ymer Latifi

Gjilan – Veterani i arsimit dhe njëri nga mësuesit e dashur e të respektuar Ymer Latifi nga Pogragja ka ndërruar jetë këtë të premte kanë njoftuar familjarët.

Ymer Latifi është njohur si mësues pedant dhe i respektueshëm nga të gjitha gjeneratat. Ishte një nga veteranët e hershëm të arsimit dhe që ndihmoi në të gjitha fazat avancimin e shkollës shqipe, duke ofruar dituri për shumë gjenerata në Pogragjë e rrethinë. /rajonipress/

Njoftimi i familjarëve

Të nderua familjarë, miq, shokë e dashamirë, ju notojmë se pas një sëmundje të rëndë, sot me 22.11.2019 e premte ndërroi jetë babai ynë Ymer Latifi.
Varrimi bëhet pas namazit të xhumasë në varrezat e fshatit Pogragjë.
Allahu e mëshiroftë me xhenet.
Ndërsa të pamet mbahen në Gjilan, rruga për Malishevë ( Rruga Muharrem Kurteshi) dhe zgjasin tri ditë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close