AKTUALITETSPORT

Munishi ndëshkohet me të kuq, hyn në fushë dhe i lidhë patikat për ta vonuar lojën

Ballkani ka triumfuar përballë Gjilanit në kryendeshjen e javës së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll, raporton Gazetasheshi.com.

Blend Baftiu dhe Jetmir Topalli realizuan për skuadrën vendase, ndërkohë Gerhard Progni mbajti gjallë shpresat e ‘kuqebardhëve’ deri në fundin e ndeshjes për një rezultat pozitiv.

Ndeshja u përshkua me shumë duele të luftuara, tensione, kartona të verdhë dhe të kuq.

Në minutën e 85 Ismet Munishi u ndëshkua me karton të kuq, por që më pastaj e bëri edhe një veprim aspak sportiv, duke hyrë në fushë dhe duke ecur ngadal. Më pastaj u ndalë edhe për disa sekonda për t’i lidhur patikat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close