AKTUALITETLAJME

Studentët që kanë përfunduar studimet master në UKZ, nuk po lejohen të diplomojnë! Çfarë po ndodhë?

Studentet e Masterit në Universitetit Publik “Kadri Zeka” kanë përfunduar studimet e tyre qe një kohë relativisht të gjatë, prej afro 9 muajsh, por ende nuk lejohen të fillojnë as procedurat për paraqitjen e kërkesës për mbrojtje të temës.

Krejt kjo ndodhë për arsye banale, për shkak se ky universitet vazhdimisht neglizhon punët administrative për studentët dhe nuk mirret shumë me punët e tyre, por zakonisht me rehabilitimin e stafit nëpër pozita të ndryshme hierarkike.

Studentët kanë deklaruar që vazhdimisht kanë kërkuar nga universiteti t’i harmonizojnë procedurat dhe të fillojnë me procesin e diplomimit por ende nuk ka asgjë konkrete.

Gjithashtu studentët kanë patur takim me rektorin e këtij universiteti prof. Dr. Bajram Kosumi, i cili u ka dhënë mbështetjen e plotë morale studentëve për vazhdim të procedurave por ende nuk ka asgjë konkrete.

Studentët kanë paralajmruar që nëse gjatë javës së ardhshme nuk organizohen procedurat për vazhdim të paraqitjes së mbrojtjes së temës së masterit, atëherë do të organizojnë protesta para universitetit ku do t’i radikalozojnë ato deri në mbyllje të hyrjes qëndrore për stafin akademik. /radiostar/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close