AKTUALITETLAJME

Luani i Gjilanit temë kryesore, avokati thotë se duhet të konfiskohet dhe të dërgohet azil

Shkruan Avokat Arianit Koci:

Luani i Gjilanit si po e quajnë kollokvialisht, është importuar në kundërshtim me me nenin 10 i Ligjit Nr. 02/L-10 PËR PËRKUJDESJEN NDAJ KAFSHËVE, i cili në mënyrë eksplicite e ndalon importimin, shitjen apo mbarështimin e kafshëve agresive, që mund të paraqesin rrezik për sigurimë dhe shëndetin e njeriur apo kafshëve tjera.

Për më tepër, në shikim të parë po shihet që kafsha e egër po mbahet në kushte të tmerrshme – në një kafaz që nuk ka hapësirë të mjaftueshme as për një qen!

Krejt kjo po bëhet haptazi, në sy të publikut, AVUK -ut dhe policisë.

Urgjentisht, sonte duhet të filloi procedura e konfiskimit të luanit – dhe të vazhdohet me proceduren e ekstradimit në ndonjë azil.
Ka Evropa azile për Luaj!

Përndryshe, një rast i ngjashëm ka ndodhur në Shqipëri.
Luani është ekstraduar në Holandë, por nuk ka mbijetuar gjatë. Ka qenë shumë i abuzuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close