AKTUALITETLAJME

Ardit Bllaca, emblemë e kuzhinierëve të rinj në Anamoravë

Gjilan – Ardit Bllaca është vetëm 22 vjeçar, por me punën e tij dhe angazhimin e pamohueshëm ka arritur të bëhet njëri nga kuzhinierët më të kërkuar në Anamoravë. Arditi punon tek restorant “Bujana” dhe thotë se përgatitja e ushqimeve tradicionale janë specialiteti tij.

Ka rreth shtatë vite që punon në restorant “Bujana” në Gjilan dhe i ka vetëm 22 vite, por puna e tij profesionale dhe përkushtimi kanë bërë që ai të bëhet njëri nga kuzhinierët më të kërkuar në Anamoravë.

Edhe pse ka kryer vetëm një trajnim – specializim tek Enti për punësim, Arditi ka treguar qysh si fëmijë dëshirën për të qen kuzhinier.”Këtë profesion e kam dashur qysh si fëmija, dëshira ime ka qen që të përgatisë ushqime të të gjitha llojeve edhe pse përgatitja e ushqimeve tradicionale janë specialiteti im” shprehet Bllaca.

Arditi thotë se aty ku punon mbretëron harmonia dhe dominon gjuha profesionale. “Secili mësojmë prej njëri tjetrit dhe secili e mbulojmë njëri tjetrin. Kuzhina është fushë shumë delikate dhe donë energji, mund e sakrificë për të qen i suksesshëm” u shpreh Bllaca./rajonipress/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close