AKTUALITETLAJME

“Tregu” në Gjilan shënon rënie të të hyrave shkaku i borxheve të tregtarëve

Ndërmarrja publike lokale “Tregu” ka shënuar rënie sa i përket arkëtimit të të hyrave, meqë një pjesë e tregtarëve të cilët shfrytëzojnë hapësirat e tregut nuk i kanë shlyer obligimet e tyre financiare që kanë ndaj ndërmarrjes.

Ndërkaq drejtuesit e ndërmarrjes deklarojnë se ata u kanë dërguar vërejtje tregtarëve, në qoftë se nuk i shlyejnë obligimet e tyre atëherë lënda e tyre do të dërgohet tek përmbaruesi privat për procedura të mëtutjeshme për kthimin e detyrueshëm të mjeteve financiare, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërmarrja inkason afro 90 mijë euro në vit nga tregtarët, të cilët i shfrytëzojnë hapësirat publike për zhvillimin e veprimtarisë së tyre biznesore.

Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes, Avdyl Jerliu, ka thënë se tregtarët kishin ndërprerë bashkëpunimin me ndërmarrjen ngase nuk pajtoheshin me punimet të cilat zhvilloheshin në ndërtimin e infrastrukturës tek tregu meqë vlerësonin se këto punime po pengonin punën e tyre.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close