AKTUALITETLAJME

Shërben për argëtim, por luani në Gjilan nuk e ka trajtimin e duhur

Kafshët në vendin tonë nuk e kanë trajtimin e duhur. Në një restorant në Gjilan në mesin e kafshëvë të egra, mbahet edhe një luan, i cili është i vendosur në një kafaz shumë të vogël.

E, për këtë ka reaguar Fondacioni për Të Drejtat e Kafshëve, të cilët këtë gjest e kanë quajtur të pa pranueshëm, përcjellë Indeksonline.

Avokatët e Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve do të shqyrtojnë ligjet në fuqi dhe do të veprojmë në të mirën e luanit që mbahet në kafaz të vogël, sa më shpejt që të jetë e mundshme.

Mbajtja e kafshëve në këtë mënyrë, importimi i tyre (me gjasë edhe i jashtëligjshëm) tregojnë mirë sa i dobët është shteti në mbikëqyrje të situatave të tilla.

Shpresojmë edhe në vëmendje të organizatave ndërkombëtare në mënyrë që ta nxjerrin luanin nga ai vend”, thuhet në reagim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close