AKTUALITETLAJME
Lutfi Haziri: Mos keni dert, nuk bëhet fjalë për ndarje të kulaçit

Nënkryetari i LDK-së z. Lutfi Haziri ka folur përsëri për zhvillimet e fundit rreth koalicionit LDK dhe VV.
Ai në profilin e tij në fejsbuk ka shkruar se
“Mos keni dert. Nuk ka asnjë lloj ngërçi dhe asnjë lloj hezitimi sa i përket të ardhmes në ndërtimin e një koalicioni LDK-VV, si fitues të zgjedhjeve të fundit nga kampi opozitar. Janë arritur shumë pajtueshmëri, siç janë ato në sektorin e ekonomisë, shëndetësisë dhe në sektorin e poltikave terciale. Arsyeja e vetmeve e vonesave është cështja e ankesave sa i përket rezultateve të numërimit. Nuk bëhet fjalë për ndarje të ‘kulaçit’“.