AKTUALITETLAJME
Kamishi: Lutën e ka lanë jashtë kulaçit partia e tij, le të rri në Gjilan

Deputeti i PDK-së dhe ish anëtari i SHIK-ut z. Bekim Haxhiu i njohur si Kamishi ka thënë se në Bërnicë kanë toka disa funksionar të partive që do të udhëheqin me Kosovën.
Ai gjithashtu ka thënë se “Lutën e ka lanë jashtë kulaçit partia e tij, le të rri në Gjilan, ndërsa Lumiri është i interesuar të kandidojë për kryetar të Prishtinës dhe po provon ta rivalizojë Abrashin brenda LDK-së”.
Stadiumi sipas tij është çështje e kryet dhe kanë filluar shpimet e para në Korreticë ku është marrë vendimi për t’u ndërtuar stadiumi i Kosovës. /gjilanisot/