AKTUALITETHULUMTIMELAJME

Rektori Kosumi merr 3341 euro për mëditje, udhëtime e honorare për 1 vit

Në deklarimin e pasurisë, në Agjencionin Kundër Korrupsion, me datë 3 Qershor 2019, Rektori i Universitetit të Gjilanit z. Bajram Kosumi ka deklaruar pasurinë e tij.

Pagë të rregullt vjetore ai ka deklaruar punën si Rektor dhe Profesor në Universitetin e Gjilanit, ku shuma totale kapë vlerën prej 27.364 euro. Gjithashtu si punë sekondare ai ka deklaruar pagën nga Universiteti i Prishtinës, ku shuma totale për 1 vit kap vlerën 5972 euro.

Këto nuk janë të vetmet. Rektori Bajram Kosumi nga Universiteti i Gjilanit; për rimbursim, mëditje e udhëtime ka marrë gjithsej 2340 euro për 1 vit.

Honorar nga Akademika e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës ka marrë 244 euro. Gjithashtu, mëditje dhe honorare ka marrë edhe nga projekti Erasmus në vlerë totale 744 euro për 1 vit.

Gjithsej, për 1 vit z. Bajram Kosumi ka marrë vetëm nga mëditjet, udhëtimet, honoraret e rimburësimet 3341 euro.

Në total, Rektori Bajram Kosumi brenda 1 viti ka grumbulluar hiç më pak se; 36.677 euro, duke marrur parasysh pagën në Universitetet e Gjilanit e Prishtinës, në ASHAK, gjithashtu edhe nga mëditjet, udhëtimet, honoraret e rimburësimet. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close