AKTUALITETLAJME

Lutfi Haziri: Kurseni ju lutem sepse uji është jetë

Lajmi i mirë është se për pak ditë, Gjilanit do t’i shtohet kapaciteti i ujit të pijshëm për 25 litra për sekond nga shpimi i tre puseve te kazerma e Ushtrisë së Kosovës. Në javën e ardhshme do të kalohet në lagjen Fidanishte për hapjen e puseve të reja për edhe 25 litra për sekond më shumë.

Kjo është zgjidhje për situatën emergjente, ndërkaq zgjidhja afatgjate parashihet të bëhet përmes lumit Krivareka dhe ndërtimit të pendës së Llapushnicës. Kurseni ju lutem sepse uji është jetë!

Ky është reagimi i Kryetarit të Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri në lidhje me zhvillimet e fundit sa i përket ujit të pijshëm./gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close