AKTUALITETLAJME

Dredhia” e dy vëllezërve ndaj policëve në GJILAN – përfundojnë në pranga

Dy vëllezër janë arrestuar të premten në Gjilan pasi kanë tentuar ta mashtrojnë Policinë e Kosovës.

Para se të arrestoheshin, dy vëllezërit kanë tentuar t’i ikin policëve dhe duke vozitur veturën vrullshëm kanë rrezikuar një zyrtar policor në detyrë.

Pasi janë larguar me veturë, siç njofton Policia e Kosovës, njëri prej vëllezërve është paraqitur në stacion. Mirëpo, dyshohet se edhe në këtë rast kanë tentuar ta mashtrojnë Policinë.

I dyshuari tjetër-vëllai i drejtuesit është paraqitur në stacion dhe ka deklaruar se ka qenë duke drejtuar veturën, por është konstatuar se është duke deklaruar rrejshëm”, ka njoftuar Policia e Kosovës, raporton Insajderi.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit tek i dyshuari-drejtuesi është gjetur dhe konfiskuar një thikë.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Insajderi.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close