AKTUALITETLAJME

Lutfi Haziri, takim bashkëpunimi me kryetarë të disa komunave nga Polonia

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga kryetari i Parteshit dhe ai i Ranillugut, kanë pritur në takim pune një delegacion të kryetarëve të disa komunave nga Polonia dhe përfaqësues të disa ndërmarrjeve të parkut industrial, të udhëhequr nga Krzysztof Sobejko, kryetar i Komunës Lezajsk, Adam Ëylaz, kryetar i regjionit Lezajskog, në të cilin përfshihen disa komuna dhe Zofia Novak, kryesuese e Kuvendit të Komunës Trinça.

Qëllimi i takimit ka qenë koordinimi për bashkëpunim i Gjilanit, Parteshit e Ranillugut me komunat polake.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, pasi i falënderoi kryetarët e komunave polake për vizitën, ka njoftuar se gjatë muajve në vazhdim do të konkretizohet bashkëpunimi komunal në fushën e arsimit, kulturës dhe zhvillimit ekonomik lokal, në veçanti./rajonipress/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close