AKTUALITETLAJME

Fshati që jeton nga puna vullnetare dhe mirëmbahet vet

Gjilan – Agron Murseli dhe Nexhat Ibishi janë dy vullnetar që i takon kudo në fshatin Dobërçan. Aty ku duhet të pastrohet fshati, aty ku duhet të ketë intervenime që fshati Dobërçan të duket më i bukur dhe më i pastër, aty i gjen këta dy vullnetar.

Fshati Dobërçan është ndër fshatrat më të pastra në Anamoravë e Kosovë. Por pse fshati Dobërçan mbahet pastër, janë dy vullnetar të përhershëm që kujdesën për gjithçka.

Janë Agron Murseli e Nexhat Ibishi që për çdo ditë dalin në aksione për ta mirëmbajtur fshatin, për të eliminuar deponi bërllogu, për të rregulluara ujë, kanalizime e çka jo tjetër.

Edhe Agroni edhe Nexhati janë shembull se si punohet pa hile dhe në interes të komunitetit të përgjithshëm. Në çdo aksion ata janë të parët, por përkrahje marrin edhe nga të tjerët të cilët u përgjigjen aksioneve që organizojnë në emër të fshatit./rajonipress/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close