AKTUALITETLAJME

Limaj, Vetëvendosjes: S’mundesh të m’i marrësh deputetët, këqyri punët e tua

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar të kritikojë Lëvizjen Vetëvendosjen pse po do, sipas tij, t’ia marrë tri mandate në Kuvend, duke përkrahur, siç ka thënë ai, votat e jashtëligjshme të ardhura nga Serbia.

‘’Ne protesta nuk bëjmë dhe nuk i kallim institucionet. S’është mirë me pasë qeveri që në shumicën e vetë parlamentare ka mandate të grabitura. Nuk ia ka dhënë populli. Kujt je tu i marrë ti mandate? Gëzoji ato. Kaq’’, ka thënë Limaj sonte në RTK.

‘’S’mundesh me i marrë deputetët që m’i ka dhënë populli mua. Populli ty t’i ka dhënë 29. Mbaji tuajat. Kqyri punët e tua. Ke dalë partia e parë, urime. Çka ti sot kur synon me këso veprime e kontrabandë. Çfarë sigurie jep për të ardhmen’’, ka thënë Limaj për VV’në.
Limaj tutje ka thënë se Vetëvendosje brenda pak ditësh ndryshoi deklaratat rreth votave të ardhura serbe, vetëm për të marrë tri mandate më shumë nga partia e tij.

‘’Janë tri komunikata të partisë të cilët kërkojnë refuzimin. Sot thojnë ndryshe.  Cilën me marrë si të mirëqenë ne. Me e akuzu një panel që po bën pazar, a para një jave ke pasë një qëndrim indentik me atë që e ka marrë vendimin PZAP. Ne jemi t’u fol me ligj. I dëgjuam duke thënë që janë të paligjshme.  Cilës deklaratë me  i besu, cila është e vërteta’’, ka pyetur Limaj.

Tutje Limaj i ka quajtur hipokritë Vetëvendosjen, duke pyetur se si mund t’i besohet një Qeverie të tillë që do të marrë mandate me vota të jashtëligjshme.

‘’Nuk duhet me ataku shtetin kështu,  e me thënë ke bë pazare. Mundesh me pasë mendim të gabuar, s’je profesionist. Nuk bën një anëtar i KQZ për një javë me e ndërru mendimin. Vendimi i njëjtë me fjalët e tua që i ke thënë para tri dite. Nuk bën. Cka ke ba sot? Pse me ataku një instituion të pavarur. Se e ke pa që përmes votave të kontrabanduara po i fiton tre deputetë. Nuk është korrekte një parti që po do ta drejtojë shtetin, me thënë pazar, për dicka që dje ke thënë është ligjore. Sot veprimi i tyre  tregon hipokrizi dhe heqje të maskave’’

‘’Si po mendoni me  i pasë tre deputetë më tepër me vota të parregullta? Çka po të duhen ata. Si i pranon një parti. Cfarë mesazhi po më con ti që  po do të vish në Qeveri. Që mbron vota të paligjshme’’.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close