AKTUALITETLAJME

Djali i vëllait të Jakup Krasniqit e rrah brutalisht sekretarin e MTI’së

Arian Krasniqi, këshilltari i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala e ka rrahur sekretarin e kësaj ministrie, Burim Rrecin, shkruan Gazeta Metro.


Metro ka mësuar se rrahja ka ndodhur para pak minutash, kur Krasniqi e ka sulmuar brutalisht sekretarin Rreci.

Deri tek sulmi ka ardhur pasi Krasniqi ka kërkuar nënshkrimin e pagesave të udhëtimeve që i ka bërë jashtë vendi, por sekretari Rreci nuk ka pranuar një gjë të tillë. 

Sulmi nga Krasniqi ka qenë i ashpër sa që Ambulanca dhe mjekët kanë dalur në vendin e ngjarjes për t’i dhënë tretman sekretarit Rreci.

Ndryshe, Arian Krasniqi është djali i vëllait të Jakup Krasniqit, ish- kryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA’s.

Krasniqi ishte punësuar si këshilltar politik i ministrit në detyrë, Endrit Shala, i cili akoma po mban pozitën.

Metro në vazhdim do të ju mban të informuar në lidhje me rastin./gazetametro.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close