AKTUALITETSPORT

Në një ndeshje të rëndësishme, ndalet Gjilani nga Drenica

Kanë përfunduar dy takimet e sotme në Ipko Superligë.

Gjilani ka luajtur baras 1:1 ndaj Drenicës në stadiumin e qytetit, shkruan Gazeta Olle.

Kurse, edhe në “Riza Lushta” ndeshja në mes të Trepçës 89 dhe Ballkanit përfundoi me rezultat baras, pa gola 0-0.

Olle do të iu sjellë në mënyrë kronologjike rrjedhën e sfidave:

IPKO SUPERLIGA – SOT

 Gjilani 1:1 Drenica

90’+5 Përfundon ndeshja.

90’+4 Harmon i Drenicës merr karton të kuq direkt.

81’ Rrezikon përsëri Gjilani, gjuan Hajdari por topi shkon afër traversës.

77’ Mundësi tjetër për Gjilanin, gjuan Hajdari por topi shkon mbi portë.

75’ Mundësi ideale për Prognin e Gjilanit, por gjuan vetëm mbi portën e Drenicës.

71’ GOOL: Harmon barazon rezultatin në Gjilan, 1-1.

67’ Greca afër golit të dytë për Gjilanin pas goditjes nga jashtë zone.

65’ Drenica asesi ta gjen rrugën drejt portës së Gjilanit.

55’ Greca i Gjilanit asiston te Keita i cili shënon gol por që anulohet për pozitë jashtë loje.

46′ Fillon pjesa e dytë.

45’+3 Përfundon ndeshja.

45’ Mustafa (Dre) gjuan nga goditja e lirë por vetëm mbi port.

42’ Ndeshja rifillon përsëri pas tre minutash për arsye të ndezjeve të mjeteve piroteknike.

39’ GOOL: Fiton Hajdari kalon në epërsi Gjilanin nga penalltia.

37’ Progni (Gjil) gjuan por pret Ymeri.

34’ Fiton Hajdari i Gjilanit afër golit, topi përfundon mbi portën e Ymerit.

32′ Reshje të mëdha shiu në Gjilan, vështirësohet mjaft shumë ndeshja brenda fushës.

19’ Rast ideal për Gjilanin, Januzi përsëri nuk tregohet i saktë.

15’ Januzi lëshon një rast të mirë pas harkimit të Prognit.

11’ Rast i mirë Porgni godet me kokë por topi shkon afër portës.

7’ Rrezikon prapë Shabani i Gjilanit por kësaj here topi përfundon në duart e Ymerit.

4’ Shabani gjuan por shumë larg portës së Drenicës.

1′ Fillon ndeshja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close