AKTUALITETLAJME

Policia e Kosovës bashkë me organet Komunale janë takuar që të punojnë bashkë për një ambient të pastër Hapësinore

Gjilan – Komandanti i Stacionit të Policisë në Gjilan, Major Alban Ramushi, me bashkëpunëtor ka pritë në një takim pune Drejtorin e Drejtorisë së Inspeksionit Komunal, z. Nevzad Rushiti, si dhe me Inspektorët e Mjedisit, me të cilët u diskutua rreth thellimit edhe më të madh të bashkëpunimit në mes të Inspektorëve Komunal dhe Policisë së Kosovës nga stacioni policor i Gjilanit me qëllim të ruajtjes së ambientit dhe krijimin e një klime të pastër në Komunën tonë.

Komandanti i Stacionit Major Alban Ramushi, i njoftoi Drejtorin dhe Inspektoret Komunal se Policia e Kosovës është e gatshme të bashkëpunoj dhe t`i ndihmoj ata në ç’do kohë me të vetmin qëllim që të arrihet vetëdijesimi i qytetarëve për një ambient të pastër, po ashtu dhe shqiptimin e gjobave mandatorë si nga ana e Inspektorëve por edhe e policisë, ndaj personave fizik dhe juridik të cilët me veprimet e tyre të qëllimshme hedhin mbeturina jashtë vendeve të përcaktuara apo të destinuara për këtë qëllim, dhe në këtë mënyrë bëjnë ndotjen e ambientit dhe mjedisit, gjë që ky fenomen paraqet rrezik për shëndetin e qytetarëve tonë.

Inspektorët Komunal kanë dorëzuar edhe Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë me numër 06/2018 ku parashihen përveç masave tjera edhe Ndëshkimet dhe Gjobat Mandatore./rajonipress/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close