AKTUALITETLAJME

Gratë fatlume që e patën punën pisk për tu bërë deputete

Në përbërjen e legjislaturës së re, disa kandidatë të subjekteve politike për deputetë kanë qenë më fatlumë se të tjerët pasi për pak kanë rrezikuar të mos futen fare në Kuvënd.

Në këtë drejtim, fati u ka buzëqeshur katër grave të cilat ndonëse konkurrente në politikë, kanë të përbashkët gjininë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ato do të jenë pjesë e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Sipas rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-së, njëra prej tyre është kandidatja e Vetëvendosjes, Arta Bajralia e cila është e fundit në listën e kësaj partie.

Ajo ka arritur ti sigurojë 7,670 vota duke u renditur e 32-ta në listën e Vetëvendosjes aq vende sa ka arritur t`i siguroj ky subjekt në Kuvend, nga zgjedhjet e 6 tetorit.  

Arta Bajralia, Vetëvendosje

Fati i ka buzëqeshur kësaj here edhe ish deputetes së LDK-së. Valentina Bunjaku- Rexhepit e cila ka arritur të futet sërish në Kuvend ndonëse e kishte pasur punën pisk.

Ajo ka fituar më së paku vota nga lista prej 29 deputetësh të Lidhjes Demokratike të Kosovës të cilët i kanë siguruar mandatet për legjislaturën e shtatë. Sipas KQZ-së, Valentina Bunjaku Rexhepi ka fituar gjithsej 7,066 vota.

Valentina Bunjaku Rexhepi, LDK

Ish kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Mitrovicës, Valdete Idrizi ka qenë në rrezik për të mos e kaluar pragun e të bërit deputete ndonëse dikur i ishte besuar kandidatura e të pares së qytetit të Minatorëve nga kreu i partisë, Kadri Veseli.

Megjithë rrezikun e të mbeturit jashtë, Valdete Idrizi, ndonëse në fund të listës, ia ka dalë të bëhet deputete e kësaj partie duke siguruar 6,236 vota dhe u renditur e 25-a në listën e deputetëve të kësaj partie.

Valdete Idrizi, PDK

E fatlumja e koalicionit AAK-PSD është Natyra Kuçi e cila për herë të parë bëhet deputete e Kuvendit të Kosovës ndonëse me votat minimale krahasuar me kandidatët tjerë që prijnë në listën e kësaj partie.

Përfaqësuesja nga Partia  Socialdemokrate e Shpend Ahmetit ka arritur të mbledhë 4,452 vota duke u renditur e 14 në listë, aq sa është numri i përgjithshëm I këtij koalicioni në legjislaturën e re./ Gazeta Sinjali/

Natyra Kuçi, Koalicioni AAK- PSD

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close