AKTUALITETSPORT
“As çaji nuk e nxeh Vushtrrinë”, Gjilani e deklason

Gjilani ka siguruar trepikëshin e rëndësishëm në rrugëtimin drejt titullit të kampionit në Superligë.
Si mysafir, KF Gjilani e ka mposhtur lehtësisht Vushtrrinë me rezultat 0:3.
Gjithashtu, gjatë pjesës së dytë, në këtë ndeshje ka ndodhur një incident i papritur.
Gjyqtari i katërt, Burim Jahmurataj është goditur me shkrepëse nga tifozët vendas, andaj gjyqtari kryesor vendosi qe pjesa ku janë tifozët vendas të zbrazet dhe ndeshja të vazhdojë pa tifozë. /gjilanisot/