AKTUALITETLAJME

Sulm me granatë në Gjilan: Jeton Arifi akuzon ish-luftëtarin e UÇPMB’së se ia hodhi bombën në oborr

Një sulm me granatë dore ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në oborrin e shtëpisë së Jeton Arifit, ky i fundit, po e akuzon një ish-luftëtarë të UÇPMB’së, shkruan Gazeta Metro.


Një sulm me granata dore ka ndodhur mbrëmë në oborrin e shtëpisë së Jeton Arifit nga Gjilani.

Për Klan Kosova, Arifi ka thënë se dyshon në ish luftëtarin e UÇPMB-së, Shefqet Musliu.

Është komandanti Shefqet Musliu. Kemi pasë një mosmarrëveshje me të. Kemi qenë në burg bashkë. Ai më është kërcënuar gjithmonë se do të më vras”, ka thënë Arifi, i cili ka qenë pjesëtar i dy luftërave.

“Më ka kërcënuar disa herë: të vras sot, të vras nesër. Ai që ka punë me mua le të më dalë mua përpara, jo fëmijëve. Ky është akt terrorist. Jemi pajtuar të mos kemi konflikte më herët. I kam pasë prezent dy veta kur më ka thënë: Kam me të vra. Unë jam liruar, ai është dënuar me burgim, këtu ka nis mosmarrëveshja me të”./gazetametro.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close