AKTUALITETLAJME

Rektori Kosumi: I vetmi qëllim që më mban mua këtu është cilësia, por harron muret e shkruara për kopjim

Dje, u mbajt ceremonia e diplomimit në Universitetin “Kadri Zeka”. Ndër të tjerash Rektori z. Bajram Kosumi theksoi se pikërisht cilësia në mësim është arsyeja se përse ai është këtu.

Por, fatkeqësisht premtimi dhe përkushtimi i tij me fjalë, bien poshtë në rast se afrohesh brenda sallave të Universitetit “Kadri Zeka”, ku shihen muret e shkruara njësoj si në një tabelë. Me vite me radhë muret janë kështu – ku fatkeqësisht në shumë raste po shërbejnë enkas për kopjim, dhe për këtë kanë raportuar edhe mediat dhe asgjë deri më tani nga Menaxhmenti nuk është bërë për largimin e tyre.

Muri tani e disa vite

Po ua sjellim fjalimin e plotë të Rektorit Kosumi ku flet për këtë çështje:

“Të dashur studentë, profesorë dhe qytetarë,
Në çdo fjalim timin si rektor, tash e katër vjet, kam folur edhe për cilësinë në UKZ. E kam parasysh se cilësi nuk krijohet brenda ditës, se praktikat jo të mira gjatë procesit të mësimit nuk zhduken lehtë, e kuptoj edhe se jo të gjithë janë të gatshëm për cilësi, por pavarësisht nga këto, pavarësisht nga fushatat e propagandat,
i vetmi qëllim që më bën mua dhe juve të jemi këtu ku jemi është dhe duhet të jetë cilësia e mësimit dhe hulumtimit në UKZ” /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close