Uncategorized

Ndodhë edhe kjo: Thëniet e diktatorit Kim Jong vendosen në Biblotekën Kombëtare

Një ngjarje e pazakont ka ndodhur sot në Biblotekën Kombëtare. Disa thënie të diktatorit të tmerrshëm koreano verior janë vendosur në biblotekën kombëtare.

Për këtë ka reaguar filozofi Blerim Latifi:

Po thonë se ekspozimi i thënieve dhe fotografive të ish diktatorit koreano verior, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, nuk ka asgjë të keqe, ngase është thjesht një instalacion artistik i një filan artisti. Nuk qëndron ky relativizim aspak. Në botën normale demokratike, përmbajtjet e kontaminuara, qoftë fizikisht, qoftë ideologjikisht, ekspozohen me sqarime kritike. P.sh. cigaret nuk mund të shiten pa u vendosur banderolën ku shkruan se konsumi i tyre rrezikon shëndetin. Libri “Main Kampf” i Hitlerit nuk mund të botohet pa shënime kritike për pasojat që ka pasur ky libër dhe rreziqet e tij. Përmbledhja e fjalimeve të Milosheviqit nuk mund të botohet pa sqarime kritike të pasojave që kanë pasur këto fjalime. Nëse kjo nuk bëhet, atëherë ekspozimi i përmbajtjeve të rrezikshme përbën marketing për këto përmbajtje. Njësoj si kjo pankarta më thënien e Kim Jong Ilit në muret e jashtme të Bibliotekës Kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close