AKTUALITETLAJME

Agron Murseli shembull qytetarie, pastron vullnetarisht mbeturinat

Gjilan – Agron Murseli nuk është hera e parë që tregon vullnetin dhe dëshirën e tij që të jetojë në një ambient të pastër, e me natyrë të gjelbëruar. Agroni edhe këtë herë ka pastruar vullnetarisht disa mbeturina të hedhura nga qytetarët në vende të ndryshme në Dobërçan.

Nëse dikujt do i takonte ndonjë çmim apo mirënjohje për ruajtje të ambientit atëherë ky është pikërisht Agron Murseli nga fshati Dobërçan.

Agroni shpeshherë me forca vetanake dhe me vullnet personal ka organizuar aksione të ndryshme për të pastruar hapësirat qoftë publike apo private në fshatin Dobërçan që llogaritet si njëri nga fshatrat më të pastra në Kosovë.

Postimi i plotë i Agron Murselit
Natyra është kaq e bukur, kaq delikate, kaq e shijshme, por ne jemi kaq të verbër, kaq pa shije sa kurrë nuk e kemi vlerësuar aq sa duhet, si duhet.
Bashkëjetesa jonë me të është gjithnjë e më e kërcënuar.
Pamjaftueshmëria, si karakteristikë e urisë sonë, ka bërë që ajo të jetë një prej viktimave më të pafajshme. E organizuam dhe e pastruam unë me Toni Shabani /rajonipress/

04/11/2019 Dobërçan

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close