AKTUALITETLAJME

Haziri thotë se në takimet me VV-në do të diskutohet edhe për pozitën e Presidentit

ënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se rezultati zgjedhor është pranuar nga të gjithë, derisa ka shtuar se programet politike që janë kundërshtuar në fushatë, tashmë po harmonizohet

Ai tutje ka shtuar se duhet të largohen dyshimet se LDK-ja ka opsion tjetër për bashkëpunim, përveç Vetëvendosjes.

“Një tension zgjedhor ende po vazhdon prej frikës që nuk do të ndodhë ajo që presin votuesit. Duhet me largu dyshimin që LDK-ja ka opsion tjetër pos opsionit me VV-në. Ne kemi thënë edhe para zgjedhjeve që ne nuk do të bëjmë koalicion me PDK-në dhe kemi përafrime me VV-në”, ka thënë ai duke shtuar se të gjithë ata që po tregohen skeptik, po e bëjnë për njollosje politike.

Derisa ka folur për takimet me Vetëvendosjen për harmonizim të programit, ka thënë se ende nuk kanë folur për ndarjen e pozitave.Ai tutje ka bërë të ditur se në këto takime do të diskutohet edhe për pozitën e Presidentit.

“Ne kemi thënë që Qeveria do të ketë 12 ministri, pozita e kuvendit, pozita e presidentit janë tema që do të diskutohen në takime tjera. Ne jemi marrë vesh që edhe për pozitën e presidentit me bisedu, por kjo do të bisedohet brenda. Meqenëse ende nuk është diskutuar, po e lë të hapur. Besoj që do të duhej që kjo të ishte njëra nga çështjet që duhet të diskutohet”, ka thënë ai.

Ndërkaq për bashkëpunimin me PDK-në , Haziri ka thënë se PDK-ja marrëveshjen me LDK-në e kishin shfrytëzuar vetëm për aq sa kishin nevojë.

“PDK-ja është rrënuese e çdo lloj bashkëpunimi që LDK-ja e ka pas deri në ditën e mocionit të mosbesimit. Ne nuk duartrokasim ndaj atyre që rrënojnë ura të bashkëpunimit. Ajo ka qenë një marrëveshje politike të cilën e kanë shfrytëzuar për aq sa kanë pasur nevojë. Ne nuk e kemi pas qëndrimin politik sikur e kemi pas tash. Politika jonë ka qenë më e qartë dhe më agresive se herëve të kaluara”, ka thënë ai.

Duke folur për deklaratat e tij gjatë fushatës, ai ka thënë se në asnjë moment nuk e ka ofenduar Vetëvendosjen e as liderin e saj Albin Kurti.

“Kurti paraqet një politikë të majtë në Kosovë. Nëse themi që është e kuqe, nuk është asnjë ofendim sepse lëvizjet e majta identifikohen si të tilla. Nuk ka të bëjë me komunizëm por e majtë. Nuk është asnjë ofendim që nëse bëjmë krahasime për dikë që nuk ka njollë të zezë në karrierën e tij. Unë besoj që Kurti do të jetë kryeministër i të gjithë qytetarëve dhe jo vetëm i partive”, ka deklaruar ai.

Duke folur për zërat për kandidimin e tij si kryetar i LDK-së nëse Mustafa bëhet president, ai ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë.

Ai tutje deklaratat e tilla i ka quajtur “teori të konspiracionit”.

Duke folur për rolin e Vjosa Osmanit në fazën e bisedimeve, Haziri ka thënë se ajo ende është e nominuar për kryeministre deri në shpalljen e rezultateve

Ai ka thënë se ministrat e partisë do t’i caktojë Kryesia e LDK-së.

“Ne kemi shumë kuadro të cilët do të diskutohen për të marrë pjesë ne ekzekutiv”, ka thënë ai. 23:52

Haziri: Duam partneritet përtej katër vjetëve me VV-në, e mandatin ta çojmë deri në fund

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, ka thënë se me Vetëvendosjen synojnë të çojnë mandatin e parë deri në fund, për të krijuar standard të ri në Kosovë. Ai ka shtuar se po punojnë që të formojnë partneritet përtej një mandati katërvjeçar.

“Ne kemi vënë standardin që kush fiton zgjedhjet udhëheq qeverinë. Ne shohim partneritet përtej katër vjetëve. Mendojmë se asnjë qeveri s’mund të jetë e suksesshme brenda një mandati. Standardi që duhet të arrijmë është që pas shpalljes së pavarësisë, një qeveri të përfundojë mandatin duke e respektuar deri në fund. Ka ardhur koha që respektimi i marrëveshjes të jetë i qartë dhe të çojë deri në fund së paku një mandat të rregullt e të mos lodhen njerëzit që të dalin në vota sepse i teket dikujt të rrëzojë qeverinë”, ka thënë ai në Interaktiv.

Sipas Hazirit, LDK-ja në bisedat që po zhvillon me Vetëvendosjen për qeverisjen e ardhshme “as nuk do të vendosë e as nuk do të pranojë kushte”.

Ai ka thënë se beson që implementimi i programit të jetë faza më e lehtë e partneritetit LDK-VV. Sipas tij, s’ka pasur fare biseda për ndarje të posteve, pos marrëveshjes që “struktura të përgjysmohet nga e kaluara dhe të kthehemi në 12 ministri e të ketë ulje drastike të numrit të zëvendësministrave e këshilltarëve”.

Haziri tutje ka folur edhe për takimin e sotëm, si dhe takimet e tjera punuese mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Unë jam anëtar i rregullt i grupit punues. Është hera e tretë që marrë pjesë. Javën e kaluar unë kam qenë i angazhuar me familje dhe nuk kam marrë pjesë. Por mua më ka caktuar kryetari i partisë që të jem pjesë e ekipit dhe unë do të jem në çdo takim në formatin 3 plus 3, si dhe të dy partitë e plotësojmë me ekspertë të fushave sektoriale këtë format”, ka thënë Haziri në Inetarktiv të KTV-së.

Ai ka treguar se në këtë javë të dy partitë do të takohen sërish, sipas rotacionit në selinë e VV-së, për të diskutuar për politikat sociale dhe çështjet e mbetura.

“Dhe po shkojmë drejt fundit. Do të ketë takime të tjera. Do të mblidhet niveli politik, në nivel të liderëve që pritet të takohen e të cilët më pas do ta caktojnë edhe formatin e takimeve. Nëse ka nevojë ta delegojnë prapë te grupet punese në mënyrë që të shtirren të gjitha çështjet”, ka thënë Haziri.

Haziri ka thënë se pesë takimet e kaluara kanë shkuar shumë mirë.

“Kemi qartësuar shumëçka nga politikat sektoriale, e cila nesër do të bëhet program qeverisës. Do të ketë buxhet, do të vendosen afatet kohore, dhe më vonë do të caktohen edhe emrat që do të jenë bartës të projekteve”, ka thënë Haziri. 23:41

Haziri: S’ka dyshim, kryeministri i takon Vetëvendosjes

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk ka provokuar askënd kur ka thënë se emri i kryeministrit të Vetëvendojes kalon nëpër zyrat e LDK-së.

Ka thënë se edhe po të dilte LDK-ja parti e parë në zgjedhjet e 6 tetorit, emri i kryeministrit të saj do të kalonte nëpër zyrat e Vetëvendosjes.

është provokim, më shumë militantët partiakë mund të ndjehen të provokuar. Ka qenë disktutim politik. Ne po takohemi, po e respektojmë dhe e dëgjojmë njëri-tjetrin deri në fund. Natyrisht jemi të ndryshëm, por me besim shumë të madh qytetar”, ka thënë Haziri, në Rubikon të KTV-së.

Haziri ka thënë se LDK-ja, si edhe vet ai, ka qenë i qartë para zgjedhjeve, në deklarimin se kushdo që ka vota më shumë i takon posti i kryeministrit.

“Kam thënë se kalon nëpër zyrat e LDK-së, sepse realisht kalon nëpër zyrat e LDK-së. Natyrisht se nëse certifikohet nesër rezultati, për ne është e qartë – partia që ka më shumë vota e ka kryeministrin. Me vet faktin që kemi një rezultat të përafërt, por të qartë dhe të pranueshëm edhe për ne edhe për partitë e tjera, tregon se ne po krijojmë një klimë të re e një frymë të re të ndarjes së përgjegjësive”, ka thënë Haziri.

“Nëse ne do të dilnim partia e parë, emri i kryeministrit të LDK-së do të kalonte nëpër zyrat e Vetëvendosjes”, ka thënë ai. 23:34

Haziri: Po shkojmë në resurset e fundit të ujit, reduktimet shkojnë deri në 14 orë në disa lagje

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur për mungesën e ujit dhe reduktimet në këtë komunë.

Ai në Interaktiv të KTV-së ka thënë se me kohë kanë marrë të gjitha veprimet ligjore, duke punuar në grupe punuese.

Ai tutje ka shtuar se ka lagje në Gjilan, në të cilat reduktimet e ujit shkojnë deri në 14 orë.

“Me kohë kemi marrë veprimet ligjore, nga gushti kemi bërë grupin punues për çështjen e mungesës së ujit. Ka lagje të cilat shkojnë deri në 14 orë pa ujë. Po shkojmë në resurset e fundit të ujit. Po shpresojnë në shira, ne kemi miratuar edhe planin kontingjent për thatësira”, ka thënë ai.

Haziri ka thënë se në parime ditore në pesë javët e fundit nuk është marrë me problemet e ujit, duke shtuar se për përkujdesje dhe angazhim nuk ka munguar asgjë.

Ai ka thënë se kanë kontaktuar donatorët e mëdhenj si Banka Botërore.

“Mund të ketë zëra që menaxhimi nga komuna duhet të jetë më agresiv, por për përkujdesje s’ka mbet asgjë. Thatësia është diçka që na ka goditur kohëve të fundit. Nuk është vetëm Anamorava e prekur, por krejt Kosova. Po hymë në një cikël të reduktimeve të ujit”, ka thënë ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close