AKTUALITETSPORT
“Intelektualët” përplasen me sigurimin në kryeqytet

Flamurtari – Drita do të jetë ndeshja e fundit e javës së 13-të në Superligë, me gjilanasit që janë duke luftuar për kreun e tabelës, e në anën tjetër kryeqytetasit për ikje nga rënia në një ligë më poshtë.
Tashmë është bërë e zakonshme që ku të luaj Drita me vete ti ketë edhe tifo-grupin e tyre Intelektualët.
E kur jemi tek ky tifo-grup, mes tyre dhe sigurimit të ndeshjes ka ndodhur një incident.
Intelektualët kanë tentuar të futen në stadium pa e paguar biletën dhe kjo ka sjell përleshje me sigurimin, ku pas intervenimit të tyre gjithçka është kthyer në normalitet dhe secili një nga një ka filluar ta paguaj biletën.