AKTUALITETLAJME

Faton Bislimi: Reagimet e VV-së, të paarsyeshme

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Faton Bislimi ka reaguar pas deklarimeve se zgjedhja e kryeministrit të ardhshëm të vendit mund të kalojë vetëm pasi të kalojë përmes zyrave të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai në një postim në Facebook shkruan se vetëm me respekt të ndërsjellë, LDK e LVV e çojnë në vend vullnetin e sovranit.

“Kjo nënkupton që në rastin e zgjedhjes së kryeministrit nga radhët e LVV, vendimi për një gjë të tillë, dhe për koalicion, normalisht se do të kalojë nëpër organet vendimmarrëse të LDK-së, respektivisht nëpër zyrat e LDK-së! Nuk ka kurrgjë të keqe këtu! Realisht ka vullnet për koalicion dhe ecje përpara bashkë, duke lënë anash, jo lehtësisht, të kaluarën e hidhur të veprimeve të LVV-së kundrejt Qeverisë së kaluar të LDK-së”, shkruan Bislimi. 

Sipas tij, reagimet e LVV janë të panevojshme dhe të paarsyeshme.

“Besoj se këto eufori nuk do të kalojnë kufirin e një eksaltimi të momentit nga dëshira e madhe për të ardhur në pushtet, dhe LVV e LDK do të vazhdojnë bashkëbisedimin dhe harmonizimin e programit qeverisës ashtu që nga një qeveri e ardhshme në mes LDK e LVV qytetarët e Kosovës të përfitojnë një shtet në shërbim të qytetarit dhe jo pushtetarit”, ka thënë ai.

Ndryshe, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se është e qartë është se emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së, pasi sistemi aktual zgjedhor në Kosovë, asnjë partie nuk ia mundëson ta formojë qeverinë e vetme.

Deklarata e Hazirit erdhi në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, si parti e dytë, janë duke zhvilluar bisedime për formimin e koalicionit qeveritar.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, të premten e kaluar ka deklaruar se derisa të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, LDK vazhdon ta ketë Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre. 

Postimi i plotë i Faton Bislimit pa ndërhyrje:

Ne zgjedhjet e 6 tetorit, sovrani vendosi per ndryshimin; votoi per opoziten dhe ndeshkoi poziten! Sovrani, me nje dallim simbolik prej vetem rreth 1%, thuajse barabarsisht i dha besimin LDK-se dhe LVV-se per te bere qeverine e ardheshme, duke iu dhene te dyjave bashke shumicen parlamentare me mbi 60 deputete!

Diskutimet qe tani po behen per koalicionin LDK-LVV jane diskutime mbi bazen e vullnetit te popullit, dhe jo per deshire apo mosdeshire te dikujt.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close