AKTUALITETLAJME

Studentët e “zbrapsin” Menaxhmentin e UKZ-së, kërkesa do të rishqyrtohet në Senat

Studentët e Universitetit “Kadri Zeka” kanë protestuar gjatë ditës së sotme brenda ambientit të këtij institucioni.

Protesta kaloi qetësisht dhe Menaxhmenti siç duket është zbrapsur nga kërkesat e studentëve rreth afatit të Nëntorit.

Gjatë protestës, shihet një pankartë ku thuhet se “Afati është pak shkelje tjerat janë shumë”. Kjo le të nënkuptohet që Universiteti “Kadri Zeka” për vite me radhë është përfshirë në skandale të shumta të cilat janë publikuar edhe në media.

Komunikata e plotë e Parlamentit Studentor:

Të nderuar studentë,

Mobilizimi juaj sot ishte shembull se si kërkohet e drejta Juaj.
Sot, treguat qëndrim dhe sjellje e cila ishte për çdo lakmi. Protestuam paqësisht për diçka tonën dhe përçuam mesazhin se jemi të bashkuar deri në fund.
Menaxhmenti na njoftoi se kërkesa jonë do të ri-shqyrtohet në senat, andaj duke mos dashur që të bllokojmë rrjedhën akademike nesër nuk do organizohet protesta dhe procesi do vazhdoj si zakonisht.
Mirëpo, ky nuk është fundi! Ne presim reflektim, përndryshe vazhdojmë me protesta!

Me respekt,
Dritor MEHMETI
Kryetari i Parlamentit Studentor

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close