AKTUALITETLAJME

Zyrtari i lartë i PDK-së: Fitues është VV ndërsa LDK mbetet humbësi më i madh historik

Zyrtari i lartë i PDK-së në Prishtinë, njëkohësisht zv.ministër z. Bujar Cakolli, i është përgjigjur nënkryetarit të LDK-së z. Lutfi Haziri.

Reagimi i plotë:

Përpjekjet e dëshpëruara të Lutfi Hazirit, që humbjen e tyre kolosale, të pestën rresht që nga vitit 2004, ta cilësojë si fitore të ish partive opozitare, nuk janë tjetër veç se përpëlitje të një lidershipi të dështuar të cilët në biografinë e tyre politike njohin vetëm humbje.

Fituesi i këtyre zgjedhjeve është VV, e cila poashtu që nga vitit 2010, kur është transformuar në parti politike, ka njohur disa humbje njëra pas tjetrës.

LDK mbetet humbësi më i madh historik, e cila nuk ka arritur ta fitojë as ta ruajë besimin qytetar për shumë vite tashmë! /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close