AKTUALITETSPORT

Sjellja e turpshme ndaj Crystal Palace po e largon Granit Xhakën nga Arsenali ?!

Sjellja e turpshme e Zviceranit në ndeshjen e fundit të Premierligës ndaj Crystal Palace, siç duket po del të jetë edhe vulë e largimit të mesfushorit nga Arsenal.

Shkruan: Valon Ismajli

Pak muaj pasi u emërua kapiten i skuadrës, Granit Xhaka u vërshëllye nga tifozët e pranishëm në “Emirates”, në momentin që u ftua të zëvendësohet në përballjen ndaj skuadrës së vogël Londineze, ndërsa Graniti nuk mund të duronte këtë sjellje të tyre, dhe bëri disa gjeste të pahijshme, ku u dëgjua teksa thoshte “Fuck off” në drejtim të tyre, e tek në fund e hodhi fanelën në tokë dhe shkoi drejt e në dhomat e zhveshjes.

Një sjellje e tillë normalisht që dënohet, por dënimi duhet të jetë dyfish më i madh, kur një sjellje e tillë bëhet nga një kapiten i sapo emëruar nga klubi, dhe kur një sjellje e tillë bëhet në skuadrên e 3të më të madhe në ishull. Një skuadër me traditë, siç është Arsenal, nuk lejon sjellje të tilla të pahijshme nga askush dhe se dënimi është i pashmangshëm.

Të gjithë e dijmë, që reagimi i Xhakës erdhi pasi ka qenë i mbushur mllef me fansat Londinez, pasi që gati që 2 vite ka pranuar sulme të vazhdueshme nga tifozët e Arsenal, ku shumë shpesh mori kërcënime për vdekje dhe fyerje nga më të ashpërat për familjen, veçanërisht gruan e tij. Por sjellja e tij në ndeshje nuk tolerohet, pasiqë çfarë do që të ndodhë në fushë, tifozët kanë të drejtë të vërshëllejnë dhe të tregojnë se janë të pakënaqur, në të njëjtën mënyrë ata kanë të drejtë të duartrokasin kur shënoni dhe fitoni ndeshje. Kjo është një gjë bazike absolute për jetën si një lojtar i futbollit.

Mund të shfaqim simpati për Xhakën, e t’i dalim edhe në mbrojtje, për shkak që vie nga Kosova, dhe shumë shpesh takohet me tifozët e Arsenal nga Kosova, mirëpo duhet pranuar që as kjo sjellje, e as kualiteti i tij nuk përkon me standardet e Premierligës.
Ai ka bërë shumë gabime fatale në këto vite në ligë, shpesh duke shkaktuar penalti të panevojshme, e mjaft shpesh edhe duke u ndëshkuar me karton të kuq për ndërhyrje fëmijërore. Pra, shumë gola janë pranuar nga Topçinjtë, për shkak të gabimeve të tij.
Andaj, mendoj seJamie Carragher e përshkruan më së miri Granitin, ku thotë:” Granit Xhaka është lojtar me shumë përvojë, por i pa përvojë në fushën e blertë”.

Unai Emery e konfirmoi dje në konferencën për shtyp se Xhaka nuk do jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen me Liverpool, në kuadër të Capital One Cup. Por, jo vetëm kaq! Granitit me siguri do i mirret shiriti i kapitenit, e ka gjasa të mëdha që edhe të humb vendin e titullarit, në 2 muajt e ardhshëm, pasi largimi në janar, që me shumë mundësi do jetë drejt Italisë, tashmë duket i pashmangshëm.

Ka mundur të largohet shumë më dinjitetshëm, mirëpo veprimi i fundit do ndikoj tek fansat e Arsenal, të cilët nuk do të duan as ta shohin më zviceranin në fushën e blertë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close