AKTUALITETSHËNDETËSI

Ish Ministri Agani e kishte marrë Vendimin për Mjekët, por Gjykata Kushtetuese ia kishte rrëzuar

Ish ministri i Shëndetësisë z. Ferid Agani kishte marrë Vendim për të pamundësuar ushtrimin e funksionit për mjekët edhe në sektorin publik, por edhe në atë privat.

Më pas, Gjykata Kushtetuese e nxorri një Interpretim duke e shpallur të kundërligjshëm Vendimin e Ministrit Agani.

Për këtë ka reaguar edhe ish deputeti Gëzim Kelmendi.

Albin, ndali manipulimet, nuk je opozitar, je kryeministër në ardhje!

I nderuari kryeministër në ardhje Albin Kurti, deklarimi i juaj lidhur me ndalesën e mjekëve për të punuar në sektorin publik dhe privat është manipulimi i juaj i rradhës.
Pse?
Në mandatin 2010-2014 kur edhe unë edhe ti kemi qenë deputet, një vendim të tillë e ka realizuar ish-ministri i shëndetësisë Ferid Agani.
Ministri Agani ka arritur që me ligjin për shëndetësi ta ndaloj punën e dyfishtë të mjekëve, edhe në sektorin publik edhe privat.
Por këtë ligj që ndalon punën e dyfishtë të mjekëve, e ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese me iniciativën e disa deputetëve në krye me Shaip Mujën.

Kështu që i nderuar Albin Kurti, për të për ndryshimin e tillë, duhesh me bërë ndryshime kushtetuese. E për të bërë ndryshime kushtetuese të duhen mbi 80 vota, çka koalicioni potencial i juaji me LDK-në i ka rreth 60 deputet, plus deputetët e komuniteteve jo shumicë.
Kështu që ju nuk e keni fuqinë për të bërë ndryshime kushtetuese.

Unë përsonalisht jam viktimë e politikëbërjes së keqe dhe të korruptuar.
Unë jam Specialist i Kirurgjisë Maksillofaciale dhe ende jam i pa punë. Para rreth 3 viteve kam përfunduar specializimin dhe ende jam i pa punë.

Por si qytetarë i Kosovës nuk dua që të jem edhe viktimë e manipulimeve politike nga ju si kryeministër potencial.
Ju lutem mos manipuloni, mos e mashtroni popullin.
Lërini manipulimet dhe deklarimet populliste, nuk jeni opozitar, jeni kryeministër në ardhje.

Gëzim Kelmendi

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close