AKTUALITETLAJME

Arbër Ismajli priti në takim Yllka Canën, Oficeren e Ushtrisë Amerikane

Përmes një postimi në facebook, nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thën se ishte i nderuar pasi priti në takim Yllka Canën, e cila kthehet në Kosovë, jo si mërgimtare por si një oficere e Ushtrisë Amerikane

Ja postimi i plotë:

Miq!

Sot,isha i nderuar ta pres në takim Yllka Canën, e cila i kthehet atdheut, jo si mërgimtare po për t’ia ruajtur themelet si oficere e Ushtrisë Amerikane!
Krenar me rininë tonë, të cilët ku do që janë po na bëjnë të ndjejmë emocione të veçanta me të arriturat e tyre. Përjetimi i luftës së fundit në Kosovë është një nga arsyet të cilat e bëri t’i bashkohet ushtrisë Amerikane. 

Yllka Cana është një oficere e dalluar në ushtrinë Amerikane. Ky model i ri i një vajze kosovare, me shtetësi Amerikane, e cila në moshën 10 vjeçare kishte lënë Kosovën dhe së bashku më familjen e saj kishin shkuar si refugjatë në Amerikë, po tregon përkushtim dhe përgjegjësi dhe të arritura si pjesëtare e ushtrisë më me ndikim në botë. Jam krenar dhe shumë i gëzuar që takova këtë vajzë dhe e cila po kryen një obligim të shenjtë për vendin mik të SHBA-ve. Me këtë dëshmojmë se jemi shembull pozitiv si popull duke dhënë kontribut edhe në ushtritë më të mëdha të botës.

Bashkë e me suksese të reja!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close