AKTUALITETLAJME

Anamorava e mbushur me ‘kafe të rakisë’: Vende ku ofrohet prostitucion nga femrat e huaja dhe shqiptare

Policia e Kosovës ka kontrolluar disa lokacione në lokalitete të ndryshme të rajonit të Gjilanit, ku ka hasur në 22 femra të cilat punoni në lokale dhe disa prej tyre nuk kishin leje qëndrimi në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.

‘Kafenetë e rakisë’ në gjuhën popullore njihen si lokale ku zhvillohet muzikë, pije, argëtim me femra, si dhe prostitucion i hapur.

E cak i Policisë së Kosovës, kanë qenë pikërisht këto kafene në rajonin e Gjilanit. Policia ka hasur në 46 punëtor, 22 të gjinisë femërore dhe 24 të gjinisë mashkullore.

Nga njësiti për migrim dhe te huaj janë sekuestruar dy karta identiteti për te cilat nuk ka pasur leje qëndrimi ne Republikën e Kosovës si dhe një ftesë për një punëtore nga Greqia.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

Kontrollim i disa Lokaleve në Lokalitete të ndryshme të rajonit të Gjilanit nga ana e policisë së Kosovës

Me 25 tetor 2019, rreth orës 21:00 , Policia e Kosovës, njësitet kundër trafikimit me qenje njerëzore që veprojnë në Gjilan në bashkëpunim me njësite tjera policore nga drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan, zyrtar nga drejtoria për migrim dhe te huaj, Inspektorët e ATK-së, Inspektorët e punës dhe komunal, sanitar dhe të tregut, bazuar në Strategjinë nacionale kundër trafikimit me njerëz, gjatë zbatimit të planit operativ “Tetori 2019” kanë kontrolluar pesë lokale në lokacione të ndryshme në regjionin e Gjilanit: Pozheran -,,Te Aga Vet”, Kllokot- “Kalaja”, Livoq i ultë “Kometa”, Përlepnicë – “Adriatiku” , Koretin ,,Te Afrimi Danit”.

Në pesë lokacionet e ndryshme që janë kryer kontrollet, gjithsejtë janë hasur dyzet e gjashtë (46) punëtor, njëzet e dy (22) të gjinisë femërore dhe njëzet e katër (24) të gjinisë mashkullore. Nga njësiti për migrim dhe te huaj janë sekuestruar dy karta identiteti për te cilat nuk ka pasur leje qëndrimi ne Republikën e Kosovës si dhe një ftesë për një punëtore nga Greqia.

Inspektoret përkatës kanë plotësuar procesverbale dhe janë lënë ftesa për tu paraqitur në zyrat e tyre për parregullsitë e gjetura gjatë kontrollimit. Rastet dhe parregullsitë e gjetura të trajtohen veç e veç.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close