AKTUALITETLAJME

Syla: Haziri ishte më i zëshmi në mbrojtjen e LDK-së nga gripi i Vetëvendosjes

Emërimin e Lutfi Hazirit si shef i Ekipit Negociator të LDK-së për bisedimet me Vetëvendosjen po e sheh si real analisti politik, Valon Syla.

Ai po ashtu Hazirin e konsideron si një karakter tipik të kësaj partie, njofton Klan Kosova.

“Për Vetëvendosjen mendoj që Lutfi Haziri është personi më real dhe një karakter politik që i ngërthen në vete të gjitha rrymat apo vijat e LDK-së. Po ashtu ai është ndoshta i vetmi nga të gjithë i LDK-së ishte më i zëshmi për të mbrojtur LDK-në nga ky grip i Vetëvendosjes që i rroki të gjitha partitë”.

“LDK s’ka pasë zgjidhje tjetër që të dërgonte një njeri që përvoja e tij në poltikë është argumenti numër një në zgjedhjen e tij dhe e dyta është qëndrimi i tij më rigjid ndaj VV-së dhe ideve politike, ekonomike dhe popullzimit që mund të del nga ndonjë pjesë e marrëveshjes”.

“Roli që Haziri e ka treguar në të kaluarën si një faktor uniteti brenda LDK-së dhe ndoshta partia ka dashur që t’ia lë në dorë krijimin e qeverisë së re”.

“Për VV-në zgjedhja e tij nuk është ndonjë një lajm i keq, por është një ballafaqim me një partner që ka dalë i dyti në zgjedhje. Mund ta ketë quajtur

“Mr Bean” sepse Haziri mendon ashtu dhe nëse dikush mendon që Albin Kurti është “Mr Bean” ai duhet të mësohet të bisedojë edhe me anëtarë tjerë që janë jashtë partisë dhe që mendojnë ndryshe”.

“Këtu ndoshta është edhe një sfidë për VV-në, por ta shohim se a do ta kapërcejë së paku një shaka dhe një ironizim”.

Sa i përket ndarjes së ministrive dhe përgjegjësive mes VV-së dhe LDK-së, Syla në Analiza Zgjedhore tha se premtimi i dy partive gjatë fushatës se do t’i kenë vetëm 12 ministri nuk do të zbatohet.

“Qëndrimi se qeveria e ardhshme do t’i ketë vetëm 12 ministri do të jetë fjala e parë që do ta hajë ky koalicion. Ka qenë një llaf populist që nuk është përgatitur mirë dhe ka qenë e kohës që ta bindë elektoratin se ne nuk do të shpenzojnë sikurse në qeverisja e kaluar e Haradinajt”.

“Ministria e Drejtësisë është kërkuar nga VV-ja e gjithashtu edhe ajo e Financave duhet të jetë e saj sepse shefi i qeverisë duhet ta ketë edhe kuletën në anën e vet. Ministria e Diasporës i jepet partisë më të madhe të koalicionit dhe kjo ka ndodhur tradicionalisht”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close