AKTUALITETLAJME

Qemajl Mustafa: Gjasat janë të mëdha që të kandidoj për Kryetar të Komunës

Ish-kryetari i Gjilanit nga radhët e PDK-së, njëherësh kryetar dege i kësaj partie, Qemajl Mustafa ka folur për situatën e rëndë që po përjeton Komuna e Gjilanit sa i përket furnizimit me ujë.

Mustafa, në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se rënia e jashtëzakonshme e nivelit të Përlepnicës është neglizhencë e nivelit lokal, por sipas tij një pjesë të fajit e ka edhe niveli qëndror.

Për këtë çështje ka pasur një mungesë koordinimi mes nivelit lokal dhe atij qendror. Prioritetet në Gjilan kanë qenë të huqura ashtu si edhe në shumë komuna tjera e në nivelin qendrorë”.

Ai ka thënë se edhe në Gjilan milionat kanë ardhur në asfalt e jo për ujin si elementi më thelbësor për jetë.

Ish-kryetari i Gjilanit ka thënë se kryetari Haziri është zgjedhur për t’u kujdesur për Gjilanin, por sipas tij, ai më shumë është marrë me përforcimin e pozicioneve të tij në LDK.

Mustafa ka thënë se gjasat janë të mëdha që ai të kthehet si kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit në zgjedhjet e ardhshme komunale, që do të mbahen pas dy viteve.

Kryetari i PDK-së në Gjilan ka thënë se kjo parti në zgjedhjet e fundit ka pasur rritje në raport me LDK-në, por sipas tij edhe Vetëvendosje nuk ka pasur shumë rritje.

Ai ka thënë se megjithatë Vetëvendosje në Gjilan performon mirë në nivelin nacional, por thotë se në nivelin lokal nuk qëndrojnë mirë.

Duke folur për rezultatet e zgjedhjeve të fundit në nivel nacional, Mustafa ka thënë se është pritur ky rezultat për PDK-në për shkak të qëndrimit të gjatë në pushtet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close