AKTUALITETSPORT

Zeqiri: Këto katër skuadra do të ‘luftojnë’ për titullin kampion në Kosovë

Trajneri i Drenicës Tahir Lushtaku dhe analisti i futbollit vendor Arben Zeqiri janë të ftuarit e radhës në emisionin e radhës ’90 Plus’, i cili transmetohet në Radio Prishtina dhe TV Zëri.

Ballkani, Drita, Gjilani dhe Prishtina zënë katër vendet e para në renditjen tabelore të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Zëri.info.

Ndërsa, ish-futbollisti i Gjilanit Arben Zeqiri mendon se këto katër skuadra do të ‘luftojnë’ deri në fund.

“Kjo katërshe do të luftojë deri në fund të kampionatit për titull, përfshirë edhe Feronikelin dhe Llapin”, tha fillimisht Zeqiri në “90 Plus”, përcjell Zëri.info.

“Por, sa i përket Feronikelit, futbollistët janë konsumuar, kanë pasur një verë të zënë edhe me garat evropiane”, tregon më tej Zeqiri.

“Kjo ka ndikuar që futbollistët ta humbin vullnetin dhe urinë për suksese. Pastaj edhe me ndërrimin e trajnerit, futbollistëve iu humb motivimi”, vlerësoi Zeqiri./Zëri.info

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close