AKTUALITETLAJME

“Shterret” liqeni i Përlepnicës, rreth 50 mijë banorë të qytetit të Gjilanit, rrezikojnë të mbesin pa ujë

Gati 50 mijë banorë të qytetit të Gjilanit, rrezikojnë të mbesin pa ujë, pasi liqeni artificial i Përlepnicës është afër shterjes së tërësishme.

Liqeni i Përlepnicës që gjendet në Malet e Gollakut nuk është aspak në gjendje te mirë.

Në Përlepnicë, niveli i ujit ka rënë për 21 metra, njofton Plus Tv.Ai ka shënuar ulje drastike të nivelit të ujit.

Përmes këtij liqeni furnizohet një pjesë e madhe e ‘Anamoravës’.

Kjo gjendje e liqenit po i shqetëson qytetarët e kësaj ane, duke e ditur që ky liqen është burim i ujit për ta.

Temperaturat e larta kanë bërë që toka në këtë pjesë të jetë shumë e thatë.Nga ky liqe furnizohen me ujë 90 përqindë e gjilanasve.

“Përlepnica krenare” përmes rrjeteve social ka paraqitur disa foto të realizuara këtë të diele, ku saktësisht shihet gjendja e mjerueshme e liqenit që dikur furnizonte tërë qytetin e Gjilanit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close