AKTUALITETLAJME

“MobiCasa”, lider i pakontestueshëm në Kosovë, për cilësi e punë profesionale në teren

Gjilan – “MobiCasa” nuk e ka ndërtuar imixhin rastësisht, gjithçka është fituar me punë, mund e djersë. “MobiCasa” prandaj është e pazëvendësueshme në tërë Kosovën dhe kemi klient të shumtë që na përkrahin për të vazhduar tutje shprehet Fatmir Klaiqi pronar i kësaj kompanie dhe thotë me mburrje se është tejet i lumtur dhe krenar që “MobiCasa” tani është busull e orientimit të vlerave dhe tregu i saj jo rastësisht ka depërtuar në tërë Kosovën dhe në shtetet perëndimore. Lexojeni rrëfimin tejet interesant të Fatmir Klaiqit.

E themeluar në vitin 2012 me një staf profesional “MobiCasa” që ka selinë në Gjilan për një kohë shumë të shkurtër është bërë model i punës cilësore duke u shndërruar në një lider kryesor në tregun kosovar.

Por si u krijua “MobiCasa”, si hyri aq shpejt në tregun vendor, cilat janë synimet, përparësitë dhe risit që ofron kjo kompani, rrëfehet për Rajonipress, Fatmir Klaiqi i cili ka të kryer Fakultetin Ekonomik dhe është i specializuar për marketing në Vjenë të Austrisë.

“Gjithçka ka filluar nga vullneti i mirë i imi personal dhe shija që kam pasur gjithmonë për gjërat e bukura, që duhet ta rrethojnë dhe kompletojnë një shtëpi moderne”, kështu e nis rrëfimin Fatmir Klaiqi.

Klaiqi thotë se asgjë nuk lind e as nuk krijohet rastësisht në fushën e biznesit.”Tek ne sektori i mobilierisë ende vuan për mungesë të profesionalizmit dhe ende është sektor i panjohur edhe për shumë kompani prestigjioze. Dëshira ime ishte që ta ndërtojë një kompani me njerëz profesionist e të sinqertë, që e duan punën, që e respektojnë klientin dhe janë njohës të mirë të kësaj lëmie. Kështu edhe ndodhi, tani kompania i ka hiq më pak se 14 punëtor dhe kemi një shtrirje tregu në tërë Kosovën” shprehet Klaiqi.

Ajo që e bënë të veçantë “MobiCasa” janë brendet e reja dhe shumë atraktive për familjet kosovare.”Ne realisht kemi çmime për të gjitha kategoritë dhe ofrojmë modele e garnitura nga më të ndryshmet. Në Kosovë jemi të pranishëm në çdo familje, kurse 90% e produkteve vijnë nga importet, derisa eksportojmë edhe në Zvicër, Gjermani, Serbi e Mal të Zi” thotë Klaiqi.

Ajo që e dallon “MobiCasa” nga të tjerët lidhet me besueshmërinë e saj në treg dhe tek klientët e shumtë.”Besueshmëria është arma jonë e fuqishme sepse vetëm kjo na mbanë të freskët dhe të gjallë në treg. Klientët janë të kënaqur dhe ne ofrojmë shërbime cilësore në çdo kohë e stinë. Një aset i rëndësishëm për ne padyshim janë edhe diaspora e cila vazhdon të investojë dhe blejë mobile të mira dhe të përshtatshme edhe për tregun evropian”.

Sipas Klaiqit e ardhmja e kësaj kompanie vazhdon të mbetet hapja e pikave në Zvicër dhe vendet e tjera evropiane. “Ne kemi një staf të mrekullueshëm ku shumica janë me fakultet të përfunduar dhe kjo më jep kurajo që ta vazhdoj trendin pozitiv për të ofruar modele e produkte të dhomave, tavolina buke, si dhe komoda për TV, paradhoma e risi të tjera që do jenë atraktive për shijen evropiane” shton Klaiqi.

“MobiCasa” ka sektor të veçantë të marketingut ndërsa në kuadër të saj funksionon edhe Departamenti i financave, departamenti i logjistikës dhe ai i shitjes, kurse mikpritja dhe sjellja e mirë ndaj klientëve kanë bërë që ata të jenë të pranishëm kudo në qytetet e Kosovës.
“Unë jetojë dhe i mbetem besnik anës profesionale sepse jo rastësisht isha i përzgjedhuri i listës së ngushtë për Guvernator të Bankës Qendrore në Prishtinë. Thjesht kisha afinitete dhe cilësi për të punuar edhe në projekte më madhore dhe jo rastësisht në zgjedhjet e para pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në vitin 2009, u kandidova për kryetar të komunës së Gjilanit nga radhët e PSD-së së ish kryeministrit Agim Çekut.

Ndryshe Fatmir Klaiqi një kohë të gjatë ka jetuar dhe punuar në Zvicër dhe në Shqipëri deri në vitin 2009.

“MobiCasa” do të vazhdojë rrugëtimin e saj të suksesit dhe garanci për këtë janë klientët e shumtë. “Ne synojmë të krijojmë një standard të ri jetese duke ofruar për klientët tanë çmimin më të ulët të mundshëm dhe duke e bërë të arritshme ëndrrën e çdo klienti që ka nevojë e dëshirë për të pasur një ambient të këndshëm në familjet e tyre” shprehet Klaiqi.

Klaiqi tha se “MobiCasa” do të jetë një katalizator që në thelb ka gjallërimin e shtëpisë shqiptare sepse i jemi përshtatur xhepit të konsumatorit vendor./rajonipress/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close