Blerim Latifi: ISIS-i është njolla më e zezë që shqiptarët ia bënë kombit të tyre

Profesori i filozofisë Blerim Latifi ka reaguar pas vrasjes së liderit të ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadit.
Profesor Latifi ka fajësuar shqiptarët nga Kosova që iu bashkuan grupit terrorist islamik në Siri [Siri] në vitet e kaluara se “i vunë njollën më të zezë në 100 vitet e fundit kombit shqiptar”.
Më tej, Latifi ka deklaruar se duhet të kalojë kohë e gjatë derisa kjo njollë të harrohet, shkruan Periskopi.
Ish kandidati i PDK-së për deputet ka shtuar se Perëndimi do të ketë dyshim të përhershëm në kapacitetet tona politike e kulturore “për t’u bërë një shtet evropian, me ligje, vlera dhe mentalitet.”
Kujtojmë se rreth 400 shqiptarë nga Kosova i ishin bashkuar grupit terrorist mes viteve 2011 dhe 2016. Para disa muajsh, Kosova vendosi të kthente 110 prej tyre, shumica prej të cilëve gra e fëmijë.
Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:
Së paku në 100 vitet e fundit nuk ka njollë ma të zezë, të cilën shqiptarët ia kanë vënë kombit të tyre, se pjesëmarrja në ISIS. Do të kaloj kohë e gjatë derisa kjo njollë të zbehet e të harrohet, ndërsa ne do të vazhdojmë të jetojmë me pasojat e saj.Në mesin e këtyre pasojave është edhe dyshimi përherë e më i madh i Perëndimit në kapacitetet tona politike e kulturore për t’u bërë një shtet evropian, me ligje, vlera dhe mentalitet.